Martirizohen 22 palestinezë në Gaza
Ministria e Shëndetësisë e Gazës bëri të ditur se 22 palestinezë ranë dëshmorë në sulmet e ushtrisë së regjimit sionist nga mëngjesi i djeshëm deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, cituar nga rrjeti Al-Jazeera, numri i dëshmorëve palestinezë në luftën e Gazës ka kaluar 40 mijë vetë.
Kjo luftë e përgjakshme ka lënë të plagosur deri tani edhe 92 mijë palestinezë të tjerë.
Deri më tani, regjimi sionist ka njoftuar për vdekjen e 329 ushtarëve të tij në Gaza gjatë operacioneve të luftëtarëve të lëvizjeve Hamas dhe Xhihadi Islamik.
Edhe në Bregun Perëndimor, 620 palestinezë, duke përfshirë 145 fëmijë, janë martirizuar nga ushtarët apo kolonët sionistë.
Gjithashtu, 5400 palestinezë të tjerë janë plagosur në këtë zonë gjatë brutalitetit të kolonëve.
Ndonëse regjimi sionist ka retorizuar për bisedimet e paqes dhe është shfaqur i etur për të arritur një marrëveshje armëpushimi, në praktikë ka treguar se nuk dëshiron armëpushim, duke intensifikuar brutalitetin e tij në Gaza.