Ministri ekstremist izraelit kritikon kryediplomatin e BE-së
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i161290-ministri_ekstremist_izraelit_kritikon_kryediplomatin_e_be_së
Ministri izraelit i Financave ka akuzuar shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, për mbështetjen e Hamasit dhe “boshtit të së keqes”, duke pretenduar se ata “kërcënojnë shoqërinë perëndimore në tërësi”.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 12, 2024 20:51 Europe/Tirane
  • Ministri ekstremist izraelit kritikon kryediplomatin e BE-së

Ministri izraelit i Financave ka akuzuar shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, për mbështetjen e Hamasit dhe “boshtit të së keqes”, duke pretenduar se ata “kërcënojnë shoqërinë perëndimore në tërësi”.

“Do të vijë një ditë në të cilën Evropa do të turpërohet për Borrellin dhe standardin e dyfishtë që ai dhe shumë nga miqtë e tij kanë aplikuar ndaj Izraelit, ndërsa janë në anën e terroristëve”, shkroi në rrjetin X ministri izraelit i Financave Bezalel Smotrich.

Ky koment i Smotrich vjen pasi Borrell bëri thirrje për më shumë sanksione ndaj zyrtarëve ekstremistë izraelitë si shkak i kërkesës së tyre për të ndaluar dërgimin e ndihmave në Gaza dhe për të mos arritur një marrëveshje armëpushimi.

Borrell tha se sanksionet duhet të jenë në axhendën e BE-së dhe i kërkoi qeverisë izraelite të distancohet nga komentet dhe të angazhohet në negociatata e ndërmjetësuara nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Ndërkohë, Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, tha se transferimi i ndihmave humanitare dhe karburantit në Gaza duhet të ndalet dhe bëri thirrje për pushtimin e përhershëm të Gazës.