Martirizohen 42 palestinezë në sulmet sioniste në Rripin e Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i161314-martirizohen_42_palestinezë_në_sulmet_sioniste_në_rripin_e_gazës
Në sulmet e djeshme të ushtrisë së regjimit sionist në Rripin e Gazës, 42 palestinezë ranë dëshmorë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 13, 2024 05:49 Europe/Tirane
  • Martirizohen 42 palestinezë në sulmet sioniste në Rripin e Gazës

Në sulmet e djeshme të ushtrisë së regjimit sionist në Rripin e Gazës, 42 palestinezë ranë dëshmorë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Rrjeti televiziv i lajmeve "Al-Mayadeen" raportoi të hënën në mbrëmje, duke cituar burime mjekësore në Gaza, se "42 palestinezë ranë dëshmorë gjatë bombardimeve të sotme nga sionistët në Gaza, nga të cilët 30 vetë u martirizuan në qytetin Khan Yunis".

Nga ana tjetër, gazetari i rrjetit televiziv "Al-Mayadeen", duke cituar burime palestineze, raportoi se ushtria pushtuese sioniste bombardoi një shtëpi në qytezën Absan, në lindje të qytetit Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës.

Burimet mjekësore bëjnë të ditur se në këtë sulm mbetën të martirizuar 10 palestinezë dhe se një numër palestinezësh të tjerë u plagosën.

Sipas njoftimit të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Rripin e Gazës, "si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, nga 7 tetori i vitit të kaluar deri në mesditën e sotme (e hënë) kanë rënë dëshmorë 39 mijë e 790 persona".

Që nga 7 tetori 2023, pra që nga fillimi i sulmeve kriminale në Rripin e Gazës, regjimi sionist ka vrarë rreth 40 mijë palestinezë dhe ka plagosur të paktën 92 mijë persona të tjerë.