Hamasi nuk është i gatshëm për bisedime të reja me Izraelin
Lëvizja e rezistencës palestineze Hamas deklaroi se nuk do të marrë pjesë në bisedime të reja me regjimin izraelit për një armëpushim në Gaza.
Deklarata u bë të mërkurën nga Ahmad Abdul Hadi anëtar i lartë i grupit të rezistencës palestineze Hamas.
Ndërkohë, zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri, i tha gjithashtu agjencisë Reuters se “Hamasi është i përkushtuar ndaj propozimit të paraqitur më 2 korrik, i cili bazohet në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe lëvizja palestineze është e përgatitur të fillojë menjëherë diskutimin mbi një mekanizëm për ta zbatuar atë.”
"Shkuarja në negociata të reja i lejon okupatorit sionist të vendosë kushte të reja dhe të përdorë labirintin e negociatave për të kryer më shumë masakra", tha Sami Abu Zuhri.
Ndërkohë, gazeta e përditshme Arab News, botuar në Arabinë Saudite, raportoi të mërkurën se dokumentet e papublikuara të para nga The New York Times tregojnë se Izraeli kërkoi kushte të reja armëpushimi në fund të korrikut nga ndërmjetësuesit e SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit.
“Ndër propozimet e reja më të diskutueshme ishte një kërkesë izraelite që Izraelitë mbikëqyrë Korridorin e Filadelfit në kufirin jugor të Gazës me Egjiptin pas ndalimit të luftimeve… Ky propozim mungonte në kushtet izraelite të propozuara në maj,” raportoi The New York Times.