Tanket sioniste sulmojnë tendat e refugjatëve palestinezë
(last modified Tue, 20 Aug 2024 06:15:29 GMT )
Gusht 20, 2024 08:15 Europe/Tirane
  • Tanket sioniste sulmojnë tendat e refugjatëve palestinezë

Njëkohësisht me sulmet ajrore të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, artileria e këtij regjimi hapi zjarr edhe në lindje të qytetit Deir al-Balah, që ndodhet në qendër të Rripit të Gazës.

Tanket e regjimit sionist hapën zjarr edhe drejt zonave veriperëndimore të qytetit Rafah.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, tanket e regjimit sionist sulmuan tendat e refugjatëve palestinezë në zonën Shakosh në qytetin Mawasi, që ndodhet në jug të Rripit të Gazës.

Ushtria e regjimit sionist rrafshoi edhe disa shtëpi banimi në perëndim të qytetit Rafah.

Gazetari i Al-Mayadeen raportoi gjithashtu se të paktën katër palestinezë të pafajshëm u martirizuan gjatë sulmit kundër makinave të qytetarëve palestinezë në rrugën Al-Hashashin midis Rafah dhe Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës.

Bombardimi i shtëpive të banimit në kampin Al Berij që ndodhet në qendër të Rripit të Gazës la gjithashtu të paktën pesë dëshmorë dhe disa të plagosur.

Njëkohësisht me vazhdimin e sulmeve tokësore dhe ajrore të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, forcat e rezistencës i pritën me plumba dhe bomba të fuqishme ushtarët sionistë që sulmuan Bregun Perëndimor.

Ndërkohë, situata në Bregun Perëndimor është ndezur gjatë orëve të fundit me sulmet e forcave sioniste në këtë zonë.

Brigadat e dëshmorëve Al-Aksa me bazë në Xhenin njoftuan se u angazhuan në përleshje të armatosura me forcat sioniste në rajonin Xhaba, duke plagosur një numër ushtarësh sionistë.

 

Tags