42 palestinezë të tjerë ranë dëshmorë në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i161668-42_palestinezë_të_tjerë_ranë_dëshmorë_në_gaza
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se numri i martirëve në Rripin e Gazës është rritur në 40.265.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 23, 2024 08:55 Europe/Tirane
  • 42 palestinezë të tjerë ranë dëshmorë në Gaza

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se numri i martirëve në Rripin e Gazës është rritur në 40.265.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Rripin e Gazës njoftoi të enjten se ushtria okupatore sioniste ka kryer edhe 4 masakra të tjera kundër civilëve palestinezë në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit.

Ministria në fjalë shtoi se në këto sulme ranë dëshmorë 42 palestinezë dhe 163 të tjerë mbetën të plagosur.

Mijëra njerëz janë ende të zhdukur dhe nën rrënojat e ndërtesave në Rripin e Gazës.

Shumica e popullsisë 2.3 milionëshe të Gazës është zhvendosur disa herë që nga fillimi i luftës. Edhe në zonat e përcaktuara si zona të sigurta, ka pasur raporte të rregullta për viktima nga sulmet izraelite.

Krimet izraelite në Gaza vazhdojnë ndërsa delegacionet amerikane dhe izraelite filluan një raund të ri takimesh në Kajro që synonte zgjidhjen e pengesave në një propozim armëpushimi, thanë burime egjiptiane të sigurisë.

Zyrtarët egjiptianë dhe amerikanë ishin takuar më parë për të kërkuar kompromis mbi planet për sigurinë në kufirin Egjipt-Gaza pas një kërkese të Hamasit për tërheqjen e ushtrisë izraelite.