9 palestinezë martirizohen në bombardimet e regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i161696-9_palestinezë_martirizohen_në_bombardimet_e_regjimit_sionist
Bombardimi i një shtëpie banimi në jug të Rripit të Gazës la 9 dëshmorë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 24, 2024 07:41 Europe/Tirane
  • 9 palestinezë martirizohen në bombardimet e regjimit sionist

Bombardimi i një shtëpie banimi në jug të Rripit të Gazës la 9 dëshmorë.

Sipas rrjetit informativ Al-Aksa, të shtunën në mëngjes avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi banimi në lagjen Al-Amal në perëndim të qytetit Khan Yunis, ku si pasojë ranë dëshmorë nëntë anëtarë të një familjeje, përfshirë dy fëmijë dhe një grua.

Ende po vazhdojnë përpjekjet për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat.

Sipas statistikave të fundit të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, që nga fillimi i luftës së Gazës, numri i dëshmorëve në Rripin e Gazës ka arritur në 40.500 dhe numri i të plagosurve ka arritur në 92.401 njerëz.

Kur kanë kaluar më shumë se 10 muaj nga sulmi i regjimit izraelit, një pjesë e madhe e Rripit të Gazës është shkatërruar në mes të rrethimit paralizues dhe bllokimit të hyrjes së ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.