Mundësia e rifillimit të negociatave në Kajro për armëpushimin në Gaza
(last modified Sat, 24 Aug 2024 05:43:01 GMT )
Gusht 24, 2024 07:43 Europe/Tirane
  • Mundësia e rifillimit të negociatave në Kajro për armëpushimin në Gaza

Një burim egjiptian njoftoi vazhdimin e përpjekjeve për të ringjallur bisedimet e armëpushimit në Gaza dhe tha: "Rundi i ri i negociatave ka të ngjarë të fillojë të dielën në Kajro".

Sipas IRNA, një burim i informuar egjiptian në një intervistë për televizionin Al-Arabia shtoi: Bisedime intensive janë duke u zhvilluar në Kajro për të filluar një raund të ri negociatash për vendosjen e armëpushimit në Rripin e Gazës. Këto bisedime po zhvillohen me prezencën e krerëve të agjencive të sigurisë të Egjiptit, Katarit, Shteteve të Bashkuara dhe të regjimit sionist.

Ky burim egjiptian shtoi: Uashingtoni dhe ndërmjetësit e tjerë po shqyrtojnë propozimet për të reduktuar mosmarrëveshjet midis Hamasit dhe regjimit sionist dhe mekanizmat e zbatimit të armëpushimit.

Duke thënë se raundi i ri i negociatave me shumë gjasa do të nisë të dielën në Kajro, ai shtoi se ky raund negociatash është shumë i rëndësishëm dhe vendimtar.

William Burns, kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA), i cili ndodhet në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, deklaroi se bisedimet e armëpushimit për Gazën kanë qenë produktive.

 

Tags