Lieberman: Izraeli e ka humbur luftën kundër Hezbollahut
Ish-ministri i Çështjeve Ushtarake të regjimit sionist, Avigdor Lieberman tha se Izraeli e kishte humbur luftën në veri kundër forcave libaneze të Hezbollahut.
“Lansimi i qindra raketave dhe dronëve ndaj banorëve të Izraelit verior gjatë javës së kaluar është dëshmi e paaftësisë së kabinetit qeverisës për t'u përballur me kërcënimet e Hezbollahut,” shkroi ai në platformën e mediave sociale X.
“Aktivitetet e ushtrisë izraelite, kryesisht përmes forcave ajrore, nuk i japin fund situatës në të cilën banorët e veriut marrin udhëzime të përditshme për të qëndruar pranë strehimoreve,” shtoi ai.
Lieberman tha se dhjetëra mijëra kolonë izraelitë të zhvendosur nga veriu për shkak të konfliktit të vazhdueshëm nuk ishin të sigurt nëse viti shkollor do të fillonte dhe shumë fabrika dhe punishte ishin zhvendosur në zona të tjera.
“Sfidat në veri janë të mëdha për administratën aktuale izraelite. Pra, ajo nuk ka të drejtë të qëndrojë në pushtet”, tha Lieberman.
Për më tepër, një sondazh i fundit i opinionit i kryer nga Channel 12 i televizionit izraelit tregon se 75% e kolonëve besojnë se menaxhimi i luftës në veri nga Izraeli është "i keq".
Sondazhi zbuloi gjithashtu se 55% e kolonëve favorizojnë zgjedhjet e parakohshme, duke shprehur dëshirën për udhëheqje të re, ndërsa 36% preferojnë që administrata aktuale të përfundojë mandatin e saj.