Sulm me raketa në Tel Aviv
Brigadat Ezzeddin al-Kasam, krahu ushtarak i lëvizjes Hamas, njoftoi se ka kryer një sulm me raketa në Tel Aviv të dielën mbrëma.
Luftëtarët e Hamasit shënjestruan me dhjetëra raketa zonën Rishon në zemër të Tel Avivit.
Sipas gazetës palestineze Sama, Brigadat Ezzedin al-Kasam në këtë njoftim shtuan se në përgjigje të krimeve të armikut sionist kundër civilëve palestinezë dhe shpërnguljes së qëllimshme të palestinezëve në Rripin e Gazës, "ne shënjestruam qytetin e pushtuar Tel Aviv me raketa "Mokadameh M90".
Sulmi i Brigadave al-Kasam në Tel Aviv u krye pavarësisht 324 ditëve të luftës kundër Gazës.
Burimet në gjuhën hebraike raportuan gjithashtu shpërthime në zonat jugore të Tel Avivit pas sulmit me raketa.
Ushtria izraelite njoftoi zyrtarisht se një raketë u hodh nga Gaza jugore drejt Tel Avivit dhe goditi zonën e Rishon Letzion.
Gazeta hebraike Ma'ariv gjithashtu theksoi se sistemet e mbrojtjes nuk mund ta kapnin këtë raketë dhe se raketa goditi Tel Avivin.
Mediat izraelite theksuan se një kolon sionist u plagos teksa po ikte për në strehimore.