Numri i martirëve në Gaza arriti në 40.861 persona
Ministria e Shëndetësisë në Gaza në statistikat e saj të fundit njoftoi të mërkurën se që nga 7 tetori 2023, numri i martirëve në Gaza ka arritur në 40,861.
Sipas IRNA, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, regjimi sionist kreu 3 masakra në Rripin e Gazës, si pasojë e të cilave 42 persona ranë dëshmorë dhe 107 të tjerë u plagosën.
Duke përfshirë këta dëshmorë, numri i dëshmorëve në Gaza që nga 7 tetori 2023 arriti në 40 mijë e 861 persona dhe numri i të lënduarve në 94 mijë e 398 persona.
Një lajm tjetër është se regjimi sionist ka arrestuar të paktën 180 qytetarë palestinezë në Bregun Perëndimor gjatë javës së kaluar.
Organizata për Çështjet e të Burgosurve Palestinez njoftoi në një deklaratë se regjimi sionist ka arrestuar të paktën 30 palestinezë në Bregun Perëndimor që nga dita e djeshme.
Në këtë deklaratë thuhet se disa nga këta palestinezë të arrestuar janë fëmijë ose të burgosur që ishin liruar.