Izraeli bombardon një shkollë tjetër ku strehohen palestinezët e zhvendosur
Izraeli ka bombarduar një tjetër shkollë ku strehohen palestinezët e zhvendosur në Rripin e Gazës, duke vrarë disa palestinezë.
Forcat izraelite sulmuan të shtunën në mëngjes shkollën Halimah al-Saadiyah në Jabalia në veri të Rripit të Gazës, duke vrarë të paktën tetë palestinezë të strehuar në tenda atje.
Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raportoi se tetë persona u vranë dhe 15 u plagosën në këtë sulm.
Një bombardim tjetër izraelit vrau gjithashtu pesë persona në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore.
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka thënë se ushtria izraelite ka shënjestruar 69 për qind të ndërtesave të shkollave të përdorura si strehimore për personat e zhvendosur në Rripin e Gazës.
“Kjo shpërfillje flagrante e ligjit humanitar duhet të ndalet. Ne kemi nevojë për një armëpushim tani”, shtoi UNRWA.
Sulmi brutal i regjimit sionist në Gaza deri më tani ka vrarë rreth 40,900 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur 94,454 të tjerë. Mijëra të tjerë janë gjithashtu të zhdukur dhe supozohet se kanë vdekur nën rrënoja.