Bombardohet një kamp i refugjatëve palestinezë në Rripin e Gazës
Avionët e regjimit sionist kanë bombarduar kampin Nusirat në qendër të Rripit të Gazës.
Sipas rrjetit Al-Mayadeen, gjatë bombardimeve në zonën Al-Alami që ndodhet në kampin Jabalia, zëvendësdrejtori i institucionit të mbrojtjes urbane në veri të Gazës ra dëshmor së bashku me anëtarët e familjes së tij. Avionët e regjimit sionist bombarduan edhe kryqëzimin e lagjes El-Ziton. Njëkohësisht me sulmet ajrore të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, artileria e këtij regjimi hapi zjarr edhe në perëndim të kampit Nusirat që ndodhet në qendër të Rripit të Gazës. Këto sulme artilerie përfshinin gjithashtu lindjen e kampit al-Maghazi që ndodhet në qendër të Rripit të Gazës. Duhet thënë se sulmet e forcave sioniste në Bregun Perëndimor vazhdojnë dhe përballja e forcave të rezistencës me këto agresione shkaktuan konflikte të rënda në këtë zonë. Grupi Han Kods me qendër në Jenin njoftoi se kishte shënjestruar forcat sioniste me plumba dhe bomba të fuqishme. Gjithashtu, është raportuar për përplasje të ashpra mes forcave të rezistencës dhe elementëve sionistë në pjesën e vjetër të qytetit Nablus në veri të Bregut Perëndimor. Një lajm tjetër është se Kanali 12 i regjimit sionist raportoi se një tjetër familje sioniste kundërshtoi praninë e kryeministrit Benjamin Netanyahu në ceremoninë e zisë së djalit të tij të vdekur në Rripin e Gazës. Sipas këtij raporti, "Karmel Ghat" ishte një i burgosur sionist i cili u vra së fundmi në Rripin e Gazës dhe Netanyahu mori pjesë në varrim për t'i shprehur ngushëllime familjes së tij, por familja e Ghat refuzoi ta takonte atë.