Fshehjet e ushtrisë pushtuese për vrasjen e 3 pengjeve në Gaza!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i162244-fshehjet_e_ushtrisë_pushtuese_për_vrasjen_e_3_pengjeve_në_gaza!
Rreth 9 muaj më parë, ushtria izraelite vrau tre pengje sioniste, mes të cilëve dy ushtarë, gjatë bombardimeve të zonave në Rripin e Gazës, por deri më tani nuk ka informuar për këtë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 10, 2024 08:54 Europe/Tirane
  • Fshehjet e ushtrisë pushtuese për vrasjen e 3 pengjeve në Gaza!

Rreth 9 muaj më parë, ushtria izraelite vrau tre pengje sioniste, mes të cilëve dy ushtarë, gjatë bombardimeve të zonave në Rripin e Gazës, por deri më tani nuk ka informuar për këtë.

Kanali 12 i TV në gjuhën hebraike, dje në mbrëmje raportoi se 3 pengje izraelite, duke përfshirë dy ushtarë të quajtur "Ron Sheerman" dhe "Nick Berez" si dhe një civil me emrin "Eliyahu Tudyanou" u vranë gjatë sulmeve ajrore të ushtrisë në Rripin e Gazës dhe trupat e tyre u gjetën në dhjetor. Sipas këtij rrjeti, kur ushtria okupatore bombardoi një rajon me qëllim vrasjen e një zyrtari të lartë të Hamasit, me të ishin të pranishëm edhe këta tre të burgosur, por ushtria nuk ishte në dijeni për këtë dhe për këtë arsye ata u vranë në këtë sulm ajror. Ky kanal televiziv shtoi: Ushtria izraelite mësoi për këto detaje në shkurt, por zgjodhi të mos informonte për këtë. Në mes të dhjetorit, ushtria pushtuese njoftoi se kishte nxjerrë trupat e tre të burgosurve të kapur më 7 tetor. Duke vënë në dukje se trupat e tyre u gjetën në një tunel në Rripin e Gazës, ushtria theksoi se kishte hapur një hetim për incidentin.