Rihapet ambasada saudite në Siri
Ambasada e Arabisë Saudite në Siri mëngjesin e së martës nisi zyrtarisht aktivitetin e saj në Damask pas 13 vitesh, në përputhje me atë që quhet mbështetje dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe.
Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve (SANA), “Abdullah Al Haris”, i ngarkuari me punë i ambasadës saudite, deklaroi se ambasada nuk do të heqë dorë nga asnjë përpjekje për të zgjeruar marrëdhëniet dypalëshe midis Riadit dhe Damaskut. Haris deklaroi: Rihapja e ambasadës saudite është një moment i rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve vëllazërore. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe refugjatëve sirianë, Ayman Raad, gjithashtu theksoi rëndësinë e marrëdhënieve vëllazërore dhe lidhjeve shoqërore midis Arabisë Saudite dhe Sirisë dhe tha se rifillimi i aktiviteteve të Ambasadës Saudite në Damask dhe para kësaj i ambasadës siriane në Riad ka udhëhequr rrjedhën e zgjerimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Kjo është në kuadër të forcimit të përpjekjeve të përbashkëta të vendeve arabe, duke përfshirë edhe interesat e vendeve të rajonit. Në maj, qeveria e Riadit emëroi "Faisal bin Saud al-Majjafal" si ambasador të saj në Damask. Njoftimi për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve u dha pas vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Sirisë "Faisal Al-Maqdad" në Arabinë Saudite, e cila u krye me ftesë zyrtare të homologut të tij saudit “Faisal Bin Farhan”. Të dy palët në një deklaratë të përbashkët përshëndetën fillimin e punës të shërbimeve konsullore dhe fluturimeve mes dy vendeve. Arabia Saudite ndërpreu marrëdhëniet e saj diplomatike me Sirinë në vitin 2012 pas fillimit të luftës në këtë vend dhe mbylli ambasadën e saj në Damask.