UNRWA: Izraeli sulmon qëllimisht qendrat e OKB-së
(last modified Thu, 12 Sep 2024 19:00:31 GMT )
Shtator 12, 2024 21:00 Europe/Tirane
  • UNRWA: Izraeli sulmon qëllimisht qendrat e OKB-së

Agjencia e Ndihmës dhe Punësimit për Refugjatët Palestinez (UNRWA) njoftoi sulmet izraelite ndaj qendrave dhe objekteve të OKB-së në Rripin e Gazës, janë të qëllimshme.

Në përgjigje të sulmit të fundit të regjimit sionist ndaj një shkolle në Rripin e Gazës, Agjencia e Ndihmës dhe Punësimit për Refugjatët Palestinezë deklaroi se ushtria izraelite po i sulmon ata pavarësisht se ka informacion të detajuar për vendndodhjen e qendrave dhe objekteve të OKB-së në Rripin e Gazës. Në të njëjtën kohë, “Joseph Borrell” përgjegjës për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian në një konferencë për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme të Libanit në Bejrut duke injoruar parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare humanitare, veçanërisht mbrojtjen e civilëve, theksoi se nuk është e pranueshme për komunitetin ndërkombëtar që avionët izraelitë për herë të pestë sulmuan një shkollë në Nusirat. Të mërkurën, avionët e regjimit sionist vunë në shënjestër “Shkollën Al-Jaouni” të lidhur me agjencinë UNRWA në qendër të Rripit të Gazës dhe deri më tani në këtë sulm kanë rënë dëshmorë 18 qytetarë palestinezë. “Shkolla Al-Jaouni” e lidhur me UNRWA -n ndodhej në kampin Nusirat, në qendër të Rripit të Gazës dhe në këtë shkollë ishin akomoduar më shumë se 5000 refugjatë palestinezë. Regjimi sionist në Rripin e Gazës sulmoi tendat e të shpërngulurve në zonën al-Mawasi të Khan Younist, si pasojë e së cilës 40 persona ranë dëshmorë dhe 60 të tjerë u plagosën.