Martirizohen 23 palestinezë në sulmet e regjimit sionist në Gaza
Që nga mëngjesi i së shtunës, 23 palestinezë kanë rënë dëshmorë në sulmet e regjimit sionist në qytetin e Gazës dhe zonat veriore të këtij brezi.
Dje gjithashtu, 5 palestinezë ranë dëshmorë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmin ajror të regjimit sionist në shkollën e martirëve Al-Zaytoun në lagjen Al-Zaytoun që ndodhet në juglindje të qytetit të Gazës. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, në Rripin e Gazës janë martirizuar 41 mijë e 182 qytetarë palestinezë. Hezbollahu i Libanit njoftoi të shtunën për sulme me raketa ndaj pozicioneve ushtarake sioniste në veri të Palestinës së pushtuar. Hezbollahu i Libanit me një raketë të drejtuar ka vënë në shënjestër edhe një automjet të blinduar të ushtrisë sioniste në zonën e pushtuar Kafr Shuba. Lufta kriminale e ushtrisë së regjimit sionist kundër Rripit të Gazës është në muajin e saj të dymbëdhjetë. Ndërsa regjimi sionist dhe lëvizja Hamas, me ndërmjetësimin e Katarit dhe Egjiptit dhe me praninë e Shteteve të Bashkuara, nisën negociatat indirekte për arritjen e marrëveshjes, deri më tani, për shkak të sabotimeve të Tel Avivit, nuk është arritur asnjë rezultat.