Bombardohet një tjetër shkolle në lindje të qytetit të Gazës
Burimet e lajmeve raportuan se regjimi sionist ka vënë në shënjestër një shkollë në lagjen "Al-Shojaiyeh" që ndodhet në lindje të qytetit të Gazës.
Sipas kanalit të lajmeve Al Jazeera, tetë persona mbetën të martirizuar dhe disa të tjerë u plagosën pas sulmit ajror izraelit të mërkurën në lagjen Al-Shojaiyah në lindje të qytetit të Gazës, e cila ishte një vend për refugjatët palestinezë.
Sot, ushtria sioniste bombardoi edhe shkollën “Shohadaye Zaytun” që ndodhet në lagjen El-Zaytun në juglindje të Gazës.
Në këtë sulm ajror mbetën të martirizuar pesë persona dhe u plagosën një numër i madh i refugjatëve palestinezë.
Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi sot (e mërkurë) se numri i viktimave të krimeve të kryera nga regjimi sionist në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 41.272 dëshmorë dhe 95.551 të plagosur.