Raundi i ri i sulmeve sioniste në Liban
Avionët e regjimit sionist bombarduan disa zona në rajonin Bekaa në lindje të Libanit.
Televizioni Al-Mayadeen mëngjesin e sotëm raportoi për fillimin e një raundi të ri sulmesh ajrore nga regjimi sionist në lindje të Libanit. Bombardimet më intensive u përqendruan në Baalbek, Jamaliyah, Brital, Al-Khidr, Amhz dhe kryqëzimin e rrugës Shaath dhe Nahle. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi për shtimin e viktimave nga sulmet dyditore të pushtuesve ndaj këtij vendi dhe tha se që nga e hëna në sulmet e regjimit sionist në Liban kanë rënë dëshmorë 588 persona. Këto sulme lanë gjithashtu 1850 të plagosur. Numri i madh i viktimave civile pas sulmeve të regjimit sionist ka bërë që autoritetet libaneze të mbyllin shkollat dhe universitetet. Ushtria sioniste të hënën në mëngjes nisi sulmet masive në zona të ndryshme të Libanit dhe ky agresion vazhdon deri më tani. Duke iu referuar ditës më vdekjeprurëse në Liban që nga viti 2006, kur 50 fëmijë vdiqën brenda një dite nën bombardimet izraelite, UNICEF, agjencia e fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, paralajmëroi se ka ende shumë fëmijë të bllokuar nën rrënoja dhe që janë duke ikur. Izraeli, i cili për rreth një vit ka vrarë shumë fëmijë në Gaza, të hënën sulmoi jugun e Libanit më shumë se 350 herë dhe bombardoi me dhjetëra zona. Sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, numri i viktimave të këtij sulmi ka arritur në 558 dëshmorë, mes të cilëve 94 gra dhe 50 fëmijë.