Tetor 07, 2024 11:21 Europe/Tirane
  • Sulm ajror në çadrat e refugjatëve; plagoset gazetari palestinez

Dronët e regjimit sionist kanë sulmuar tendat e të shpërngulurve palestinezë në Spitalin "Martirët e Al-Aksa-së".


Sipas agjencisë së lajmeve “Falestin aI-Yaum”, bazuar në statistikat paraprake, nga ky sulm me dron janë plagosur deri tani 11 civilë.

Gazetari palestinez Ali al-Attar u plagos gjithashtu gjatë sulmit në orët e para të mëngjesit në Spitalin "Martirët e al-Aksa-së" në qytetin Deir al-Balah.

Avionët luftarakë të regjimit sionist bombarduan gjithashtu zonat e kampeve “Al-Brejxh” dhe “Al-Nusejrat” në qendër të Rripit të Gazës.

Në të njëjtën kohë me përvjetorin e Operacionit "Stuhia Al-Aksa", mediat hebreje raportuan: "Sirenat e alarmit ranë në qytetet përreth Rripit të Gazës (zona e njohur si "Gaza Shell").

Formacioni "Brigadat Al-Kassam" njoftoi gjithashtu operacione të suksesshme kundër pozicioneve sioniste.

Formacioni "Brigadat Al-Kassam", në një deklaratë, njoftoi: "Bombarduam me predha Ruxhum 114 milimetërshe bazën ushtarake Sofa dhe zonat e përqendrimit të armikut në vendkalimin Rafah, pranë qytezës Holit dhe qendrën operacionale të bazës ushtarake Karam Abu Salem."

Regjimi sionist ka nisur një luftë shkatërruese kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023. Por përkundër gjithë këtyre krimeve, regjimi sionist ka pranuar se pas një viti lufte, ende nuk ka mundur të arrijë qëllimet e tij prej kësaj lufte, që janë shkatërrimi i lëvizjes Hamas dhe kthimi i robërve sionistë nga Rripi i Gazës.