Bejruti bombardohet sërish
Avionët e regjimit sionist bombarduan sërish zonën “Al-Kifaat” në periferinë jugore të Bejrutit, kryeqytetit të Libanit.
Sipas rrjetit Al-Mayadeen, ushtria sioniste, në një deklaratë në gjuhën arabe, u kërkoi banorëve të periferisë jugore të Bejrutit që të evakuojnë shtëpitë e tyre. Njëkohësisht me bombardimin e periferisë jugore të Bejrutit, avionët e regjimit sionist bombarduan edhe qytetin “Baalbek” dhe rrethinat e tij, qytetin “Marakeh” dhe qytetin “Kafr Hamam” në jug të Libanit. Që nga 23 shtatori, regjimi sionist filloi sulmet ajrore dhe më pas sulmet tokësore në territorin libanez, veçanërisht në periferinë jugore të Bejrutit ku ndodhet Hezbollahu, si pasojë e të cilave deri më tani me qindra libanezë kanë ranë dëshmorë dhe janë plagosur. Qeveria libaneze thotë se më shumë se 400,000 njerëz kanë ikur në Siri për t'iu shpëtuar sulmeve izraelite. Thuhet se më shumë se tre të katërtat e këtij numri janë sirianë të larguar nga lufta civile në vendin e tyre të cilët kishin kërkuar strehim në Liban. Më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur në të gjithë Libanin për shkak të përshkallëzimit të konfliktit midis Hezbollahut dhe Izraelit.