Kompanitë izraelite të sigurimeve pësojnë humbje të rënda
Sipas autoritetit të sigurimeve të regjimit izraelit, lufta e Gazës ka shkaktuar mbi 640 milionë dollarë humbje për kompanitë izraelite të sigurimeve.
Autoriteti raportoi se kostot totale, kompensimet dhe përfitimet e paguara nga kompanitë e sigurimeve për shkak të luftës kundër Gazës arrijnë në 2.4 miliardë shekelë (afërsisht 640 milionë dollarë amerikanë).
Sipas agjencisë së lajmeve Pars Today, raporti thotë se mbi 70,000 izraelitë kanë paraqitur kërkesa pranë autoritetit izraelit të sigurimeve gjatë vitit të kaluar, duke pretenduar se janë plagosur në luftë.
Ndërkaq, autoriteti i sigurimeve ka bërë të ditur se mbi 12,500 izraelitë kanë aplikuar për njohjen e aftësisë së kufizuar të përhershme për shkak të luftës, përfshirë 11,760 për shkak të traumave psikologjike, 527 për shkak të lëndimeve fizike dhe 441 për shkak të lëndimeve psikologjike dhe fizike.
Autoriteti izraelit i sigurimeve parashikon se mijëra të tjerë do t'i shtohen listës së atyre që kanë nevojë për ndihmë psikologjike dhe materiale në muajt e ardhshëm.
Regjimi izraelit, me mbështetjen e plotë të vendeve perëndimore, filloi një sulm masiv në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor më 7 tetor, duke synuar civilët e pambrojtur dhe të shtypur palestinezë.
Si kundërpërgjigje, grupet palestineze të Rezistencës në Gaza dhe grupe të tjera të Rezistencës në Liban, Irak, Jemen dhe Siri janë zotuar se do të hakmerren ndaj regjimit pushtues.
Sipas raporteve të fundit, mbi 41000 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 96000 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza.
Regjimi izraelit u krijua në vitin 1917 nëpërmjet projektimit kolonial britanik dhe migrimit të hebrenjve nga vende të ndryshme për në territorin palestinez, dhe ekzistenca e tij u shpall në vitin 1948.
Që atëherë, kundër popullit palestinez janë kryer plane të ndryshme për vrasje masive dhe gjenocid, me qëllim pushtimin e të gjithë territorit të tij.
Disa vende, me në krye Republikën Islamike të Iranit, janë mbështetës seriozë të shpërbërjes së regjimit kolonialist izraelit dhe kthimit të hebrenjve në vendet e tyre të origjinës.