Regjimi sionist sulmon periferinë e Bejrutit, Dahiya
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i163748-regjimi_sionist_sulmon_periferinë_e_bejrutit_dahiya
Ushtria pushtuese, pasi urdhëroi banorët e një ndërtese të caktuar në periferinë jugore të Bejrutit (Dahiya) që të evakuoheshin menjëherë, e bombardoi këtë zonë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 16, 2024 11:10 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist sulmon periferinë e Bejrutit, Dahiya

Ushtria pushtuese, pasi urdhëroi banorët e një ndërtese të caktuar në periferinë jugore të Bejrutit (Dahiya) që të evakuoheshin menjëherë, e bombardoi këtë zonë.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, për herë të parë që nga e premtja e kaluar, regjimi sionist ka sulmuar një ndërtesë në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiya.

Në një deklaratë, zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist, Avichay Adraee, kërcënoi banorët e periferisë jugore, Dahiya, veçanërisht banorët e një ndërtese të caktuar në Haret Hrejk dhe tha: "Ju ndodheni pranë objekteve dhe interesave të Hezbollahut, kundër të cilave ushtria jonë po vepron në zonë. Ju duhet të evakuoni menjëherë këtë ndërtesë dhe ndërtesat ngjitur me të."

Ky sulm ndodh ndërkohë që ushtria pushtuese, kërkesave amerikane për të mos sulmuar Bejrutin dhe periferinë jugore, Dahiya, u është përgjigjur se ajo do të vazhdojë sulmet.

Më tej, mediat hebreje raportuan se gjenerali Michael Corella, komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), gjatë udhëtimit të tij në Tel Aviv rreth një javë më parë, i kërkoi shefit të shtabit të ushtrisë pushtuese, Herzi Halevi, që ushtria izraelite të ndalonte bombardimet në Bejrut.

Sulmi i fundit në Bejrut ndodhi të enjten e kaluar në një përpjekje për të shënjestruar Wafik Safa, një nga udhëheqësit e Hezbollahut; sulm i cili rezultoi në martirizimin dhe plagosjen e dhjetëra libanezëve.