Kancelari gjerman: Izraeli duhet t'u bindet ligjeve ndërkombëtare
(last modified 2024-10-20T09:18:39+00:00 )
Tetor 20, 2024 11:18 Europe/Tirane
  • Kancelari gjerman: Izraeli duhet t'u bindet ligjeve ndërkombëtare

Të shtunën, kancelari gjerman Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Turqi, i kërkoi edhe një herë regjimit sionist që t'u përmbahet ligjeve ndërkombëtare.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar nga agjencia e lajmeve Anadolu Ajansi, Olaf Scholz, i cili udhëtoi për në Turqi, duke pretenduar se "Izraeli ka të drejtë të mbrohet", tha se regjimi sionist "duhet të respektojë ligjet ndërkombëtare. Kjo është një nevojë e qartë dhe ka qenë pjesë e politikës së jashtme gjermane për një kohë të gjatë".

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, kancelari gjerman pranoi se të dy vendet kanë pikëpamje të ndryshme për sulmet e regjimit sionist, por Berlini nuk pajtohet me pikëpamjen se ajo që po ndodh në Gaza është një gjenocid kolektiv.

Megjithatë, Scholz theksoi se ata ndajnë shqetësime të ngjashme në lidhje me vuajtjet e civilëve dhe nevojën për një armëpushim.

Kancelari gjerman theksoi edhe një herë se vetëm një zgjidhje e negociuar "me dy shtete" mund të sjellë paqe dhe siguri për palestinezët.

Duke iu referuar krimeve sioniste në Rripin e Gazës dhe në Liban, Erdogan tha: "Komuniteti ndërkombëtar duhet të ushtrojë presion mbi Izraelin për të ndalur sulmet."

Më tej, ai vijoi: “Vrasja e 50,000 njerëzve në Gaza dhe plagosja e më shumë se 100,000 njerëzve atje nga duart e regjimit sionist është e pafalshme”.

 

 

Tags