Digjet një shkollë tjetër në Xhabalia nga regjimi sionist
(last modified Tue, 22 Oct 2024 09:35:57 GMT )
Tetor 22, 2024 11:35 Europe/Tirane
  • Digjet një shkollë tjetër në Xhabalia nga regjimi sionist

Regjimi sionist i vuri flakën një tjetër shkolle në Xhabalia, në veri të Rripit të Gazës, ku banonin refugjatët palestinezë.

Sipas rrjetit televiziv Al-Jazeera, dhjetëra palestinezë janë martirizuar dhe plagosur nga ky sulm. Forcat pushtuese të regjimit sionist u kanë vënë zjarrin brenda dy ditëve të fundit tre shkollave të quajtura "Al-Kuwait", "Haleb" dhe "Hamad", të cilat janë ndër shkollat ​​kryesore në Xhabalia.

Ndërkohë që kanë kaluar 381 ditë nga lufta në Gaza, vazhdon ende rrethimi dhe vrasja e palestinezëve në veri të Rripit të Gazës dhe regjimi sionist qëllimisht po përpiqet të shkaktojë uri për banorët e kësaj zone dhe të parandalojë hyrjen e ndihmave humanitare, veçanërisht në zonat Xhabalia, Beit Lahia dhe Beit Hanoun.

Sipas njoftimit të Byrosë Qendrore Palestineze të Statistikave, që nga tetori i vitit 2023, forcat pushtuese izraelite kanë shkatërruar plotësisht më shumë se 120 shkolla dhe objekte universitare dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha në 332 shkolla dhe objekte universitare.

Ndërkohë, kreu i Spitalit të Gazës paralajmëroi për gjendjen e mjerueshme të qendrave shëndetësore dhe të pacientëve në veri të Gazës.

Husam Abu Safiyeh, kreu i spitalit "Kamal Adwan", i tha këtij rrjeti televiziv të Katarit: "Të gjitha kushtet tona, duke përfshirë edhe njësitë e gjakut në spital, janë të rrënuara dhe ne nuk kemi më as qefinë".

Ai paralajmëroi: "Ajo që po ndodh në veri të Rripit të Gazës është përtej të kuptuarit njerëzor."

Duhet theksuar se Philippe Lazzarini, Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA-s, deklaroi se më shumë se 100 mijë banorë të Xhabalias janë nën rrethim, se kjo agjenci nuk ka mundur t'u sigurojë ushqim dhe mallra ushqimorë për ta dhe se ata nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme prej tre javësh.