Netanyahu kritikohet dhe sulmohet ashpër nga sionistët: Turp të kesh!
(last modified Mon, 28 Oct 2024 18:59:44 GMT )
Tetor 28, 2024 19:59 Europe/Tirane
  • Netanyahu kritikohet dhe sulmohet ashpër nga sionistët: Turp të kesh!

Sahab - Një sërë familjesh të të burgosurve sionistë krijuan probleme dhe tensione gjatë fjalimit të kryeministrit dhe e sulmuan atë.

Sipas Sahab, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të dielën në fillim të fjalimit të tij u përball me protesta nga familjet e izraelitëve të vrarë në operacionin Stuhia Al-Aksa. Të shqetësuar se Netanyahu nuk po kërkon një marrëveshje paqeje, familjet e të burgosurve sionistë thanë: “Ka kaluar një vit, por të burgosurit nuk po i ktheni dot”. Yair Lapid, lideri i partive opozitare të regjimit sionist, kritikoi performancën e kabinetit të Netanyahut në vendosjen e sigurisë në Izrael dhe tha: Ka ardhur koha për të rivendosur sigurinë dhe rendin në rrugë dhe është koha që dikush të jetë në krye. Lapid i referohet operacionit të ndjekjes së një kamioni pranë një stacioni autobusi pranë selisë së Mossad, që ndodhi në veri të Tel Avivit ku të paktën 5 ushtarë sionistë u vranë dhe 50 ushtarë të tjerë u plagosën. Nisur nga kjo, Kanali 12 i regjimit sionist bëri të ditur se vetëm javën e kaluar janë vrarë 22 ushtarë të ushtrisë së këtij regjimi në përleshjet në Liban dhe në Rripin e Gazës.

Tags