Mashtrimi i Amerikës dhe regjimit sionist në planin për armëpushim
ParsToday - Zyrtarët e lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) theksuan se arsyeja kryesore e vazhdimit të luftës kundër Rripit të Gazës dhe mosarritjes së armëpushimit është mashtrimi dhe sabotimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe regjimit sionist.
Sipas zyrtarëve të Hamasit, çdo marrëveshje e mundshme me regjimin sionist kërkon tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës, një armëpushim të përhershëm, thyerjen e rrethimit të Rripit të Gazës dhe kthimin e refugjatëve.
Sipas ParsToday, liderët e Hamasit gjithashtu në lidhje me veprimet e vendeve ndërmjetësuese për të vendosur një armëpushim në Rripin e Gazës, kanë deklaruar se Katari dhe Egjipti kanë bërë propozime për një armëpushim disaditor, rritjen e dërgimit të ndihmave humanitare dhe një shkëmbim të pjesshëm të të burgosurve, por këto propozime nuk përfshijnë ndërprerjen e përhershme të luftimeve dhe tërheqja e regjimit sionist nga Rripi i Gazës dhe kthimin e refugjatëve.
Këto propozime gjithashtu nuk i përgjigjen nevojave të popullatës për siguri, lehtësimin e dërgimit të ndihmave humanitare, rindërtimin dhe rihapjen të vendkalimeve, veçanërisht të vendkalimit Rafah.
Sami Abu Zahri, një nga liderët e Hamasit, tha: "Amerikanët po kërkojnë një marrëveshje sipërfaqësore në Rripin e Gazës. Hamasi nuk ka refuzuar asnjë kontakt që synon të japë një zgjidhje. Ne nuk mund t'i dorëzojmë robërit e pushtuesve derisa ata vazhdojnë të vrasin popullin palestinez". Sipas Abu Zahri, plani i paraqitur për Hamasin nuk i plotëson kërkesat e popullit palestinez.
Në të njëjtën kohë, kryeministri i qeverisë së përkohshme të Libanit, Naxhib Mikati, në një takim me Aroldo Lazaro, komandantin e Forcave Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Libanin e Jugut (UNIFIL), tha: "Zgjerimi i përmasave të agresionit të armikut izraelit në zona të ndryshme të Libanit edhe një herë vërtetën kundërshtimin e armikut sionist ndaj të gjitha përpjekjeve të bëra për të arritur një armëpushim në kuadër të përgatitjes për zbatimin e plotë të Rezolutës 1701".
Deklaratat e kryeministrit të Libanit erdhën pasi sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken pretendoi se negociatorët kishin bërë "përparim të mirë" për vendosjen e një armëpushimi në Liban.
Pretendimi i autoriteteve amerikane dhe sioniste për vendosjen e armëpushimit bëhet në një situatë ku ushtria sioniste ka nisur sulme masive në zona të ndryshme të Libanit jugor që nga e hëna, 23 shtator 2024.
Muajt e fundit, me zgjerimin e agresionit dhe luftës nga regjimi sionist dhe krijimit të krizave në rajon, zyrtarët amerikanë dhe sionistë gjithmonë kanë pretenduar se kanë shqyrtuar plane të ndryshme për një armëpushim.
Këto pretendime bëhen në kohën kur sulmet sioniste ndaj Rripit të Gazës dhe Libanit bëhen me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kanë vazhduar dhe madje janë intensifikuar ditët e fundit.
Për shembull, Ministria e Shëndetësisë së Libanit njoftoi se sulmet ajrore të regjimit sionist kundër Baalbekut dje (e premte) lanë të paktën 52 persona të vrarë dhe më shumë se 70 të tjerë të plagosur.
Prandaj, krerët e grupeve të rezistencës palestineze, duke qenë të vetëdijshëm për qëllimet dhe sabotimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe regjimit sionist, theksojnë parimet e tyre të pandryshueshme për vendosjen e armëpushimit. Tërheqja e forcave pushtuese nga Rripi i Gazës dhe kthimi i refugjatëve në vendbanimet e tyre, janë ndër parimet bazë që palestinezët theksojnë në procesin e çdo negociate apo plani për armëpushim, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të tyre legjitime.
Osama Hamdan, një anëtar i zyrës politike të lëvizjes Hamas, tha: "Nuk është logjike të flasim për një armëpushim të pjesshëm, sepse ajo që duam është që sulmet ndaj popullit palestinez të ndalen plotësisht".
Rezistenca në këtë rrugë ka dhënë një çmim të lartë dhe qeveria amerikane duhet të kuptojë se ne nuk do të bëhemi viktimë e mashtrimeve të saj. Qeveria amerikane synonte të shfrytëzonte çështjen e negociatave në dobi të zgjedhjeve të këtij vendi dhe të ndante rrugët e fronteve të rezistencës, por nuk ia doli.
Ajo që po bën qeveria amerikane është bashkëpunim i plotë në krim dhe nëse do të donte të ndalonte makinën vrasëse, do të kishte ndaluar furnizimin me armë për pushtuesit izraelitë.