Regjimi sionist bombardon gjerësisht veriun e Gazës
Avionët luftarakë të regjimit sionist sulmuan edhe një herë brutalisht veriun e Gazës.
Sipas rrjetit televiziv Al-Jazeera, avionët luftarakë izraelitë bombarduan edhe një herë një zonë banimi në veri të Gazës. Burimet vendase thonë se pas bombardimit të një shtëpie në Beit Lahia në veri të Gazës, 2 civilë kanë rënë dëshmorë dhe disa të tjerë janë plagosur.
Megjithatë, për shkak të ashpërsisë së krimeve dhe mungesës së sistemit të kujdesit shëndetësor, ekziston mundësia e rritjes së numrit të viktimave të këtij brutaliteti.
Drejtori i spitalit "Kamal Adwan" në Gaza njoftoi gjithashtu bombardimin e katit të fëmijëve, të pavionit të foshnjave neo-natale dhe të depozitave të ujit të spitalit dhe deklaroi se ky spital është duke u shembur plotësisht.
Ai u shpreh për rrjetin Al-Jazeera: "Ky spital u godit nga sulme të forta ajrore gjatë vizitës së një delegacioni të Organizatës Botërore të Shëndetësisë."
Më tej, ai shtoi: "Ne nuk kemi qoftë edhe një ambulancë të vetme në veri të Rripit të Gazës. Ne i bëjmë thirrje botës që të ndërhyjë për të mbrojtur spitalin nga sulmet e vazhdueshme izraelite."