Sionistët kërkojnë armëpushim në Rripin e Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i165226-sionistët_kërkojnë_armëpushim_në_rripin_e_gazës
Duke mbajtur demonstrata në Kudsin e pushtuar, sionistët kërkuan një armëpushim në Rripin e Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 28, 2024 04:58 Europe/Tirane
  • Sionistët kërkojnë armëpushim në Rripin e Gazës

Duke mbajtur demonstrata në Kudsin e pushtuar, sionistët kërkuan një armëpushim në Rripin e Gazës.

Sipas raportit të agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar nga "Felestin Al-Yaum", protestuesit sionistë i kërkuan kabinetit sionist që t'i jepte fund luftës në Rripin e Gazës duke vendosur një armëpushim të ngjashëm me armëpushimin e vendosur me Libanin.

Protestuesit kërkuan kthimin e të burgosurve sionistë në Rripin e Gazës përmes një procesi shkëmbimi me të burgosurit palestinezë.

Nga ana tjetër, një grup sionistësh duke mbajtur një demonstratë para Ministrisë së Luftës së regjimit sionist në Tel Aviv, protestuan kundër vendosjes së armëpushimit në Rripin e Gazës dhe e konsideruan atë një disfatë poshtëruese për liderët e regjimit sionist.

Sipas mediave të lajmeve, demonstratat sioniste në Kudsin e pushtuar u shndërruan në të dhunshme dhe policia e regjimit sionist arrestoi një numër sionistësh protestues.

Sionistët dhe familjet e të burgosurve sionistë po protestojnë kundër politikave të kryeministrit të regjimit sionist në luftën e Gazës dhe hyrjen në luftë me Hezbollahun libanez dhe e kanë akuzuar atë për abandonimin e të burgosurve (pengjeve).

Në të njëjtën kohë, gazeta hebreje “Haaretz” shkruante se gjendja e të burgosurve dhe rreziku për jetën e tyre, si dhe vuajtjet e familjeve të tyre, janë çështje të cilave Benjamin Netanyahu, kryeministri i regjimit sionist dhe kabineti i tij nuk u kushtojnë aspak rëndësi.