Izraeli vret 3 punonjës të ndihmës në Gaza
Forcat okupuese izraelite shënjestruan një makinë civile që i përkiste OJQ-së World Central Kitchen (WCK) në një sulm me dron në qytetin Khan Yunis në Gazën jugore, njoftuan burimet mjekësore në Gaza.
Pesë persona u vranë, përfshirë tre punonjës të ndihmës që punonin për OJQ-në amerikane World Central Kitchen, thanë mjekët të shtunën, 30 nëntor. Një nga viktimat është drejtori i kësaj agjencie civile humanitare.
Organizata World Central Kitchen nuk ka komentuar ende për sulmin.
Në prill, shtatë punonjës të ndihmës ndërkombëtare u vranë në Deir al-Balah ndërsa udhëtonin me tre automjete që i përkisnin grupit të ndihmës, WCK.
WCK është një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA e fokusuar në luftën kundër urisë në botë.
Forcat izraelite vranë gjithashtu të paktën 32 palestinezë në Rripin e Gazës gjatë natës nga e premtja deri të shtunën, 30 nëntor, sipas mjekëve.
Mes 32 viktimave, të paktën shtatë humbën jetën kur një sulm izraelit goditi një shtëpi në qendër të Gazës, njoftoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA.
Që nga fillimi i luftës gjenocidale të Izraelit kundër Rripit të Gazës në tetor të vitit të kaluar, janë vrarë afro 44,400 njerëz, 70% e të cilëve ishin gra dhe fëmijë, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.