Bombardohet selia e terroristëve në Siri
(last modified Sun, 01 Dec 2024 07:22:17 GMT )
Dhjetor 01, 2024 08:22 Europe/Tirane
  • Bombardohet selia e terroristëve në Siri

Burimet e lajmeve njoftuan se në Siri janë vrarë Abu Muhammad al-Jolani, disa udhëheqës të lartë të grupit Al-Nusra, së bashku me një numër të madh oficerësh të huaj të inteligjencës që ndodheshin në selinë komanduese të vendosur në Idlib.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, burimet e lajmeve njoftuan se avionët e ushtrisë ruse dhe siriane shënjestruan komandën qendrore të operacioneve të grupit Al-Nusra. Në këtë sallë operacionesh ndodheshin “Abu Mohammad Al-Jolani” dhe drejtues të lartë të grupit Al-Nusra dhe një numër oficerësh të huaj të inteligjencës. Ndërkohë, ushtria siriane njoftoi se së shpejti do të nisë kundërsulmin e saj me forcat e armatosura të këtij vendi për të pastruar zonat e pushtuara nga terroristët. Ushtria siriane aktualisht është në konflikt të gjerë  me grupet e armatosura terroriste që kanë hyrë në periferi dhe disa zona të qytetit të Aleppos si dhe në periferi të Idlibit. Deri më tani në këto sulme janë vrarë dhe plagosur një numër i madh terroristësh. Hossam Zidan, reporter i kanalit të lajmeve Al-Alam në Siri, raportoi: Operacioni i ushtrisë siriane është shtrirë në periferinë lindore të Idlibit dhe ka arritur në zonat ngjitur me periferinë veriore të Homs, ku grupet e armatosura po përpiqen të intensifikojnë sulmet e tyre terroriste kundër disa qendrave të ushtrisë siriane në këtë zonë. Ushtria siriane sulmon vazhdimisht autokolonat e grupeve të armatosura që shkojnë në zona periferike në perëndim. Qendrat e koordinimit të elementëve të armatosur pranuan se ushtria siriane nisi një sulm kundër Jasr al-Shughour dhe shënjestroi një nga shtabet e komandës dhe kontrollit të grupeve të armatosura, gjë që çoi në vdekjen e një numri të madh të këtyre elementëve në zonën e Jasr al-Shughour. Në lidhje me këtë, zëvendëskomandanti i Qendrës Ruse të Pajtimit në Siri njoftoi se ushtria siriane, me ndihmën e forcave ajrore ruse, brenda një dite vrau më shumë se 300 terroristë.