Përforcohen fortifikimet mbrojtëse përreth Damaskut
Në një raport, rrjeti televiziv i lajmeve Al-Jazeera njoftoi për forcimin e fortifikimeve të mbrojtjes rreth Damaskut, kryeqytetit të Sirisë.
Sipas raportit të mëngjesit të së shtunës të agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, rrjeti televiziv Al-Jazeera njoftoi në këtë raport se qeveria siriane ka forcuar fortifikimet mbrojtëse rreth Damaskut.
Ky veprim është ndërmarrë për t'u përballur me avancimin dhe hyrjen e forcave të opozitës në kryeqytet.
Nga ana tjetër, disa media të lidhura me opozitën siriane pretenduan se grupet kundërshtare të qeverisë siriane kanë dominuar qytetin Daraa në jug të vendit.
Ky lajm ende nuk është përgënjeshtruar dhe as konfirmuar nga mediat zyrtare siriane.
Forcat opozitare pretenduan se ushtria siriane, në një marrëveshje me opozitën, u largua nga Daraa drejt Damaskut pa luftuar.
Nga ana tjetër, terroristët sirianë pretenduan në një mesazh drejtuar popullit libanez se "ne po mendojmë për një të ardhme të re, të bazuar në marrëdhëniet diplomatike me ju".
Në këtë mesazh populli libanez është paralajmëruar për hyrjen në konflikt me opozitën siriane.