Siria: Damasku rrëzohet, Bashar al-Assad largohet
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i165548-siria_damasku_rrëzohet_bashar_al_assad_largohet
Komanda e ushtrisë siriane përmes një deklarate njoftoi rënien e qeverisë së Bashar al-Asad.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 08, 2024 08:04 Europe/Tirane
  • Siria: Damasku rrëzohet, Bashar al-Assad largohet

Komanda e ushtrisë siriane përmes një deklarate njoftoi rënien e qeverisë së Bashar al-Asad.

Sipas IRNA, dy oficerë të lartë të ushtrisë siriane të dielën i thanë Reuters se presidenti sirian Bashar al-Assad hipi në një aeroplan për në një destinacion të panjohur. Gazeta Telegraph dhe rrjeti Al-Mayadeen njoftuan se grupet e armatosura kundër Bashar al-Assad hynë në Damask, kryeqytetin e Sirisë, pa asnjë shenjë rezistence të ushtrisë siriane dhe morën nën kontroll kryeqytetin e Sirisë. Mediat e lidhura me grupet e armatosura thanë se ata hynë në ndërtesën e Radio Televizionit sirian dhe morën nën kontroll këtë media. Faqja e lajmeve Al-Arabi Al-Jadeed gjithashtu njoftoi kontrollin e burgut "Sydnaya", burgu më i madh në Damask, nga grupet e armatosura dhe lirimin e të burgosurve të tij. The Guardian ka raportuar se: Presidenti sirian Bashar al-Assad është larguar nga vendi pasi ka humbur një pjesë të territorit të vendit, tha të dielën Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Ndërkohë, kryeministri sirian Mohammad Al-Jalali në një video-deklaratë tha se qeveria është e gatshme t'i "japë dorën opozitës" dhe t'ia dorëzojë detyrat e saj qeverisë kalimtare pasi grupet e armatosura morën kontrollin e Damaskut, kryeqytetit të këtij vendi. Jalali shtoi: Unë jam në shtëpinë time dhe nuk kam dalë dhe kjo sepse i përkas këtij vendi. Ai tha se shpresonte se do të fillonte një epokë e re për Sirinë dhe u kërkoi qytetarëve sirianë të mos dëmtojnë pronën publike. Ndërkohë, Abu Mohammad Jolani, kreu i grupit Tahrir al-Sham njoftoi se institucionet publike të vendit do të qëndrojnë nën mbikëqyrjen e ish-kryeministrit deri në dorëzimin zyrtar të shtetit tek forcat e tij. Ai iu drejtua "të gjitha forcave ushtarake në qytetin e Damaskut" dhe tha: “Shmangni afrimin me institucionet qeveritare që do të jenë nën mbikëqyrjen e ish-kryeministrit deri në dorëzimin zyrtar.»