Regjimi sionist kryen sulm ajror në periferi të Damaskut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i165604-regjimi_sionist_kryen_sulm_ajror_në_periferi_të_damaskut
Sulmet brutale dhe të shumta të regjimit sionist në pjesë të ndryshme të territorit sirian vazhdojnë akoma dhe sot ushtria e këtij regjimi në një sulm ajror ka shënjestruar edhe një herë disa pjesë të territorit sirian.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 09, 2024 21:11 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist kryen sulm ajror në periferi të Damaskut

Sulmet brutale dhe të shumta të regjimit sionist në pjesë të ndryshme të territorit sirian vazhdojnë akoma dhe sot ushtria e këtij regjimi në një sulm ajror ka shënjestruar edhe një herë disa pjesë të territorit sirian.

Në këtë sulm ajror, në shënjestër të ushtrisë sioniste ishte zona “ Tal ” e vendosur në periferi të Damaskut. Avionët e regjimit sionist kanë kryer sulme ajrore edhe kundër disa depove ushtarake të mbushura me armë dhe municione në periferinë perëndimore dhe veriore të " Dara " në jug të Sirisë. Si pasojë e sulmeve të ushtrisë së regjimit sionist në jug të Sirisë, dy persona të pranishëm në këto depo mbetën të vrarë dhe disa të tjerë u plagosën.