Shpallet shtetrrethimi në provincat Damask, Tartous dhe Latakia të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i165614-shpallet_shtetrrethimi_në_provincat_damask_tartous_dhe_latakia_të_sirisë
"Departamenti i Operacioneve Ushtarake" i lidhur me grupet e armatosura që sundojnë Sirinë njoftoi një shtetrrethim në provincat Damask, rrethinat e Damaskut, Latakia dhe Tartus.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 09, 2024 21:12 Europe/Tirane
  • Shpallet shtetrrethimi në provincat Damask, Tartous dhe Latakia të Sirisë

"Departamenti i Operacioneve Ushtarake" i lidhur me grupet e armatosura që sundojnë Sirinë njoftoi një shtetrrethim në provincat Damask, rrethinat e Damaskut, Latakia dhe Tartus.

Departamenti i Operacioneve Ushtarake Siriane theksoi: Ky ndalim qarkullimi në këto provinca do të zbatohet nga ora 17:00 deri në orën 05:00. Sipas njoftimit të këtij institucioni të lidhur me grupet e armatosura që sundojnë Sirinë, kushdo që shkel rregulloren e shtetrrethimit në këto provinca do të përballet me një muaj burgim. Departamenti i Operacioneve Ushtarake në Siri gjithashtu kërkoi nga qytetarët që të raportojnë çdo shkelje të shtetrrethimit në këtë departament. Në njoftimin e grupeve të armatosura që sundojnë Sirinë, gjithashtu thuhet: Forcat e “Mbrojtjes Kombëtare”, zjarrfikësit, mjekët, personeli mjekësor, ambulancat dhe forcat e sigurisë së brendshme përjashtohen nga ndalimi i qarkullimit. Në të njëjtën kohë, mediat raportuan për mbërritjen e një numri tjetër elementësh të armatosur nga provinca të ndryshme në Damask, kryeqytetin e Sirisë.