Rebelët heshtin ndaj sulmeve të Izraelit kundër Sirisë
Rebelët, të cilët dominojnë Sirinë, nuk kanë reaguar ende ndaj sulmeve masive ajrore të Izraelit kundër bazave të shumta ushtarake në vend.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi të martën se avionët luftarakë izraelitë sulmuan tokën siriane 310 herë që nga rënia e presidentit të Sirisë Bashar al-Assad më 8 dhjetor.
Imazhet tregojnë se shumë avionë dhe helikopterë sirianë janë asgjësuar gjatë sulmeve izraelite, sipas agjencisë së lajmeve Fars.
Radioja e ushtrisë izraelite ka konfirmuar zyrtarisht sulmet e saj ndaj 250 objektivave ushtarake në Siri. Raportohet gjithashtu se tanket izraelite kanë hyrë në Siri dhe janë vetëm 20 km larg kryeqytetit, Damask.
Duke komentuar zhvillimet në Siri, Ministria e Jashtme e Jemenit ka lëshuar një deklaratë, duke theksuar se Siria ka të drejtë t'i përgjigjet agresionit izraelit.
Ndërkohë, grupet e armatosura të udhëhequra nga Hayat Tahrir al-Sham, të cilat morën kontrollin e Sirisë që nga e diela, nuk kanë lëshuar asnjë deklaratë në lidhje me sulmet izraelite.