Kryeministri i Irakut paralajmëron për sulme në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i165764-kryeministri_i_irakut_paralajmëron_për_sulme_në_siri
Kryeministri irakian Mohammed Shia' al-Sudani ka theksuar rëndësinë e parandalimit të çdo lloj agresioni në territoret siriane nga secila palë dhe paralajmëroi se veprime të tilla paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Azisë Perëndimore.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 14, 2024 19:57 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Irakut paralajmëron për sulme në Siri

Kryeministri irakian Mohammed Shia' al-Sudani ka theksuar rëndësinë e parandalimit të çdo lloj agresioni në territoret siriane nga secila palë dhe paralajmëroi se veprime të tilla paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Azisë Perëndimore.

Izraeli pothuajse një javë më parë nisi sulmet duke goditur objektet ushtarake në Damask dhe rrethinat e tij, menjëherë pas militantët rrëzuan presidentin Bashar al-Asad. "Sulmet izraelite shkatërruan institutet shkencore dhe shumë objekte ushtarake në zonën Barzeh në veri të Damaskut dhe goditën një "aeroport ushtarak" në kryeqytet, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Londër. Al-Sudani të premten u takua me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Bagdad ku diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe midis Irakut dhe Shteteve të Bashkuara, mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin e ndërsjellë dhe situatën në rajon, veçanërisht zhvillimet aktuale në Siri. Kryeministri irakian përsëriti "qëndrimin e vendit të tij për mbështetjen e Sirisë në këtë situatë kritike dhe theksoi rëndësinë e dërgimit të ndihmave për sirianët në rindërtimin e shtetit të tyre dhe adresimin e sfidave që mund të ndikojnë në paqen dhe stabilitetin e tyre ". Më shumë se 4,000 ushtarë të ushtrisë siriane kanë kaluar në Irak që kur forcat militante pushtuan Damaskun. Takimi me Blinken gjithashtu analizoi situatën në Gaza, duke theksuar nevojën për të vazhduar përpjekjet për t'i dhënë fund luftës gjenocidale dhe për të siguruar të gjitha hapat e nevojshëm për të forcuar armëpushimin në Liban. Që nga rënia e Asadit, Izraeli ka nisur qindra sulme kundër objekteve ushtarake siriane, duke goditur gjithçka që i përkishte ushtrisë siriane.