Regjimi sionist kryen 60 sulme në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i165786-regjimi_sionist_kryen_60_sulme_në_siri
Mbrëmë, regjimi sionist me sulmet e tij raketore ka shënjestruar më shumë se 60 zona të ndryshme në periferi të Damaskut.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 15, 2024 07:54 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist kryen 60 sulme në Siri

Mbrëmë, regjimi sionist me sulmet e tij raketore ka shënjestruar më shumë se 60 zona të ndryshme në periferi të Damaskut.

Kanali i lajmeve Al Jazeera duke cituar AFP raportoi se mbrëmë, në vetëm 5 orë regjimi sionist kreu më shumë se 60 sulme në zona të ndryshme të Sirisë. Mediat siriane njoftuan se mbrëmë regjimi sionist ka kryer një sërë sulmesh ndaj pozicioneve ushtarake në zona të ndryshme përreth Damaskut. Burimet e lajmeve gjithashtu raportuan se në shënjestër të këtyre sulmeve ishin depot e armëve në fshatin "Mahjah" në veri të provincës Daraa, si dhe depot e armëve të divizionit 18 të ushtrisë në lindje të Homsit. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut shtoi: Bombardimi ajror izraelit ndaj tuneleve dhe depove të armëve në malin Qasyon, në veri të Damaskut vazhdon akoma. Gjithashtu, burime siriane i kanë thënë Al-Arabiya se Izraeli ka bombarduar edhe zonën përreth burgut Saydnaya në periferi të Damaskut. Mediat e regjimit sionist të premten raportuan se Tel Avivi shkatërroi sistemet e mbrojtjes ajrore siriane dhe në vetëm pak orë hodhi 1800 bomba në më shumë se 500 objektiva në Siri.  Në një lajm tjetër mediat siriane të shtunën njoftuan se funksionimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut   do të rifillojë të mërkurën dhe kjo mund të lehtësojë kthimin e sirianëve në vendin e tyre.  Gjithashtu, nga kjo e diel do të nisë edhe operimi i portit “Tartus” në perëndim të Sirisë.