Ekipi negociator i regjimit sionist kthehet nga Katari
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i166108-ekipi_negociator_i_regjimit_sionist_kthehet_nga_katari
Zyra e kryeministrit të regjimit sionist, Benjamin Netanyahu, njoftoi se ekipi negociator i këtij regjimi, përfshirë përfaqësues të Mossad-it, Shabak-ut dhe ushtrisë, u kthye në territoret e pushtuara nga Doha të martën në mbrëmje.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 25, 2024 09:59 Europe/Tirane
  • Ekipi negociator i regjimit sionist kthehet nga Katari

Zyra e kryeministrit të regjimit sionist, Benjamin Netanyahu, njoftoi se ekipi negociator i këtij regjimi, përfshirë përfaqësues të Mossad-it, Shabak-ut dhe ushtrisë, u kthye në territoret e pushtuara nga Doha të martën në mbrëmje.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, burime në gjuhën hebreje theksuan se negociatat për marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve kanë arritur në një fazë që kërkon vendime politike në Palestinën e pushtuar.

Organizata e Radio-Televizionit sionist theksoi se ekipi negociator i regjimit sionist është kthyer në Territoret e Pushtuara për të shqyrtuar dhe kryer konsultime të brendshme në lidhje me ecurinë e negociatave dhe vendimet e ardhshme.

Ekipi negociator sionist, prej 8 ditësh është duke u konsultuar dhe shkëmbyer ide me ndërmjetësimin e Katarit, Egjiptit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Doha.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Maxhid Al-Ansari, njoftoi gjithashtu vazhdimin e negociatave dhe shqyrtimeve për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Rripin e Gazës.

Al-Ansari shtoi: "Situata njerëzore në Gaza po përkeqësohet dhe ky incident është një njollë turpi për njerëzimin. Armëpushimi duhet të zbatohet sa më parë."

Më herët, dy zyrtarë të lëvizjes Hamas thanë për agjencinë franceze të lajmeve AFP: "Është rënë dakord për shumicën e pikave që kanë të bëjnë me armëpushimin dhe shkëmbimin e të burgosurve dhe nëse Netanyahu nuk e prish, kjo marrëveshje mund të arrihet para fundit të këtij viti."

Administrata e presidentit aktual Biden shpreson të ketë sukses në vendosjen e një armëpushimi në Gaza përpara se t'ia dorëzojë pushtetin presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump më 20 janar dhe ta shpallë atë si një arritje të administratës së tij.

Megjithatë, kërkesat e tepërta të sionistëve janë pengesa më e madhe në këtë proces.