Mbi 50 josirianë në qeverinë e re/A po ndahet Siria?
-
Mbi 50 josirianë në qeverinë e re/A po ndahet Siria?
ParsToday - Një media izraelite pranoi se regjimi izraelit synon që duke e ndarë Sirinë në disa rajone, të frenojë ekspansionizmin e Turqisë në Azinë Perëndimore dhe të realizojë interesat e veta në rajon.
Gazeta izraelite “Yediot Aharanot” bëri të ditur se paqja e rreme e krijuar në Sirinë e re pas përmbysjes së sistemit shtetëror të Bashar Asad, është shumë shqetësuese.
Sipas ParsToday, shumica e analistëve besojnë se Siria së shpejti do të shndërrohet në një bazë për terroristët.
Kjo gazetë izraelite beson se deklaratat e Abu Mohammad Al-Jolani, liderit të opozitës së armatosur në Siri, i cili ndryshon pamjen e tij çdo moment dhe gradualisht është kthyer nga një person me uniformë ushtarake në një person të veshur me kostum dhe kravatë, nuk duhet të merren shumë seriozisht në lidhje me botën dhe natyrisht me Izraelin.
Nga ana tjetër, edhe Abdul Rahim Ansari, analist i çështjeve politike, Sirinë aktuale e ka cilësuar si një vend tërësisht të pushtuar.
Ansari në rrjetin social X në përgjigje të pyetjes se a do të pushtohet apo jo Siria? Ai shkroi: “Siria tani është e pushtuar. Lideri i rebelëve që dominojnë qeverinë e këtij vendi, nuk dihet a është sirian apo jo".
Ky analist shtoi: “Në qeverinë e re të këtij vendi janë emëruar si funksionarë më shumë se 50 persona josirianë, disa prej të cilëve nuk dinë as arabisht. Një sistem shtetëror i tillë nuk do të zgjasë”.
Hossein Haji, një tjetër ekspert për çështjet e Azisë Perëndimore, gjithashtu beson se situata në Siri është shumë e brishtë dhe kriza aktuale në Siri është e tillë që ka hutuar shumë politikanë. Sipas tij, më shumë se 40 grupe, të cilat të gjitha kanë titullin e militantëve politikë, po kërkojnë një pjesë në Siri dhe kjo është një ngjarje e dyfishtë.
Sejf al-Reza Shahabi, njohës i çështjeve politike, theksoi: "Një nga strategjitë e Amerikës dhe Izraelit është të ndajnë vendet arabe dhe islamike në territore të vogla, dhe tani Uashingtoni dhe Tel Avivi janë në pozitë më të mirë për të ndarë Sirinë në territore më të vogla".