Synimi i Arabisë Saudite për të pasuruar uraniumin
Ministri i Energjisë i Arabisë Saudite tha se ky vend planifikon të pasurojë uranium dhe t'ua shesë atë vendeve të tjera.
Sipas Reuters, ministri saudit i Energjisë, Princi Abdulaziz bin Salman njoftoi se vendi i tij planifikon të vendosë në rendin e ditës aktivitetin tregtar për të gjitha burimet minerale, përfshirë uraniumin.
Ministri saudit i Energjisë njoftoi të hënën në një konferencë në qytetin e Dhahranit (Arabia Saudite lindore) se Riadi synon të pasurojë uraniumin, ta shesë atë dhe të prodhojë kekun e verdhë.
Arabia Saudite aktualisht po zbaton një program bërthamor të sapolindur dhe po punon për ta zgjeruar atë, por deklarata e ministrit saudit të Energjisë për pasurimin e uraniumit dhe prodhimin e kekut të verdhë përbën hapa të rinj drejt zhvillimit të sektorit të energjisë bërthamore të Arabisë Saudite.
Kjo është në kuadër të Vizionit të Mbretërisë 2030, i cili synon të diversifikojë burimet e energjisë dhe të reduktojë varësinë nga nafta.
Keku i verdhë është një pluhuri mineral i koncentruar që përdoret për përgatitjen e karburantit të uraniumit për reaktorët bërthamorë.
Riadi ende nuk ka ndërtua reaktorin e tij të parë bërthamor, kështu që programi i tij bërthamor mund të monitorohet ende sipas Protokollit të Sasive të Vogla (SQP), një marrëveshje me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike që i përjashton vendet më pak të zhvilluara nga shumë detyrime raportimi dhe inspektimi.