Hamasi dhe Izraeli në prag të marrëveshjes
Një zyrtar i afërt me negociatat për armëpushim tha se Katari i dorëzoi Izraelit dhe Hamasit një draft përfundimtar të marrëveshjes të hënën. Kjo erdhi pas një “përparimi” gjatë natës në bisedimet ku mori pjesë edhe i dërguari i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff.
Zyrtarë nga administrata në largim e Biden-it gjithashtu besohet të kenë marrë pjesë. “24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për arritjen e marrëveshjes,” tha zyrtari.
Një zyrtar palestinez i afërt me bisedimet i tha Reuters se informacionet nga Doha, kryeqyteti i Katarit, ishin “shumë premtuese”, duke shtuar: “Hapësirat po ngushtohen dhe ka një shtysë të madhe drejt një marrëveshjeje, nëse gjithçka shkon mirë deri në fund.”
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka folur në një konferencë për shtyp në Jeruzalem së bashku me homologun e tij danez, Lars Løkke Rasmussen.
I pyetur për një afat kohor për një marrëveshje të mundshme për pengjet, Sa’ar u përgjigj: “Ka përparim, thashë që duket shumë më mirë se më parë… por nuk dua të them më shumë se kaq, sepse e kuptoj që ka familje që janë të ndjeshme ndaj çdo fjale dhe çdo fjalie”.