Nawaf Salam u bë kryeministri i ardhshëm i Libanit
Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) me bazë në Hagë, Nawaf Salam, është bërë kryeministri i ardhshëm i Libanit pasi mori një numër të mjaftueshëm votash nga ligjvënësit libanezë për t'u ngarkuar me formimin e një qeverie.
Gjykatësi i Gjykatës Botërore i arsimuar në Harvard mundi të sigurojë mbështetjen e 85 prej 128 parlamentarëve të hënën, njoftuan mediat libaneze.
Ndër ata që votuan për të janë partitë politike të krishtera Kataeb dhe Lëvizja Patriotike e Lirë.
Najib Mikati, i cili ka shërbyer si kryeministër i përkohshëm, mundi të merrte vetëm nëntë vota.
Ligjvënësi Fouad Makhzoumi njoftoi të hënën tërheqjen e tij nga gara për kryeministër, duke cituar se "pasja e kandidatëve të shumtë të opozitës do të çonte në humbjen e të gjithëve, ndërsa Libani ka nevojë për një ndryshim rrënjësor në qeverisje".
Sipas traditës në Liban, kryeministri është një mysliman sunit, presidenti një i krishterë maronit dhe kryetari i parlamentit një mysliman shi'it.
Komandanti i ushtrisë, gjenerali Joseph Aoun, të enjten u zgjodh nga parlamenti libanez si kreu i shtetit duke i dhënë fund vakumit politik mbi dy vjeçar që kur presidenti Michel Aoun u largua nga detyra në tetor 2022.
Zgjedhja e tij ka rritur shpresat për nxjerrjen e vendit të goditur nga lufta, nga kriza e rëndë ekonomike.