Macron pritet të udhëtojë së afërmi për në Liban
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i166828-macron_pritet_të_udhëtojë_së_afërmi_për_në_liban
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të vizitojë Libanin të premten, më 17 janar.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 15, 2025 10:03 Europe/Tirane
  • Macron pritet të udhëtojë së afërmi për në Liban

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të vizitojë Libanin të premten, më 17 janar.

Sipas raportit të së martës mbrëma të agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Zyra e presidentit francez Emmanuel Macron njoftoi në një deklaratë: "Vizita e Macron në Liban do të kryhet me qëllimin për të theksuar angazhimin e palëkundur të Parisit për të mbështetur Libanin, sovranitetin dhe unitetin e këtij vendi."

Deklarata e Zyrës së Presidentit të Francës shtoi: "Ky udhëtim do të jetë gjithashtu një mundësi për të punuar mbi zbatimin e armëpushimit (midis Libanit dhe regjimit sionist)."

Nga ana tjetër, Zyra e presidentit të ri të Libanit, Joseph Aoun, përmes një deklarate njoftoi se Macron është planifikuar të vizitojë Libanin të premten dhe e cilësoi këtë vizitë si vizitën e parë të një kreu të huaj shteti pas zgjedhjeve presidenciale në vend.

Në deklaratën e Zyrës së presidentit të ri libanez thuhet: "Aoun u takua me ambasadorin francez në Bejrut të martën për të diskutuar përgatitjet për vizitën e presidentit Macron."

Të enjten, më 9 janar 2025, Parlamenti libanez zgjodhi komandantin e ushtrisë së vendit, Joseph Aoun, si Presidentin e 14-të të Libanit, duke i dhënë fund këtij posti vakant për më shumë se 2 vjet.

Gjenerali Joseph Aoun u zgjodh President i Libanit me 99 vota pro në raundin e dytë të votimit.

Kjo është hera e pestë në historinë e Libanit që një komandant i ushtrisë së vendit arrin postin e presidentit.