Sulmi i kolonëve sionistë në veri të Bregut Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i167030-sulmi_i_kolonëve_sionistë_në_veri_të_bregut_perëndimor
Me dhjetëra kolonë sionistë sulmuan veriun e Bregut Perëndimor dhe shtëpitë e palestinezëve në këtë zonë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 21, 2025 07:48 Europe/Tirane
  • Sulmi i kolonëve sionistë në veri të Bregut Perëndimor

Me dhjetëra kolonë sionistë sulmuan veriun e Bregut Perëndimor dhe shtëpitë e palestinezëve në këtë zonë.

Gjatë sulmit masiv të kolonëve sionistë në veri të Bregut Perëndimor, konkretisht në 2 zonat Al-Hadel dhe Jinsafout, të vendosura afër Qalqiliyeh, të paktën 21 palestinezë u plagosën dhe makinat e palestinezëve u shkatërruan plotësisht. Kryebashkiaku i rajonit, theksoi se dhjetëra kolonë sionistë sulmuan shtëpitë e palestinezëve dhe shkatërruan gjithçka. Ai gjithashtu shtoi: “Situata është shumë e rëndë dhe kemi dëgjuar shumë të shtëna armësh”.