Çfarë synimesh ndjek regjimi sionist në Siri?
-
Çfarë synimesh ndjek regjimi sionist në Siri?
ParsToday- Ekspertët izraelitë besojnë se regjimi sionist synon ndarjen territoriale të Sirisë dhe parandalimin e formimit të një sistemi shtetëror të qëndrueshëm në këtë vend si qëllimet e tij kryesore.
Kanë kaluar 40 ditë nga rënia e sistemit shtetëror të Bashar Asad në Siri dhe ardhja në pushtet e grupeve opozitare dhe terroriste në këtë vend dhe regjimi sionist është një nga faktorët që përfiton nga rrethanat e reja në Siri.
Sipas ParsToday, pas rënies së sistemit shtetëror të Bashar Asadit në Siri, Izraeli kreu sulme të shumta kundër Sirisë dhe duke shkatërruar kapacitetet dhe bazat ushtarake të këtij vendi, ka pushtuar edhe pjesë të territorit gjeografik të Sirisë.
Edhe pse regjimi sionist i është shmangur çdo komenti zyrtar për Sirinë e re, duket se strategjia më e rëndësishme e sionistëve është parandalimi i formimit të një sistemi shtetëror të qëndrueshëm në Siri dhe tentimi për tkurrjen e territorit gjeografik të këtij vendi.
Parandalimi i formimit të një sistemi shtetëror të qëndrueshëm në Siri do të rezultojë që në fqinjësi të territoreve të pushtuara të formohet një qeveri e dobët dhe e brishtë dhe kjo është e dëshirueshme për regjimin sionist dhe Tel Avivi në këtë mënyrë siguron interesat e tij. Në thelb, në lidhje me vendet anëtare të boshtit të rezistencës ose Sirinë në këtë rast, e cila ishte një pjesë e rëndësishme e boshtit të rezistencës para këtyre ngjarjeve, regjimi sionist ndjek politikën e formimit të shteteve të vogla, të përkohshme në mënyrë që të çojë përpara politikat e tij pushtuese.
Formimi i shteteve të vogla do të thotë se numri i fuqive të mëdha në rajonin e Azisë Perëndimore do të reduktohet. Përvoja ka treguar se regjimi pushtues sionist komunikon më lehtë me shtetet e vogla. Normalizimi i marrëdhënieve në formën e planit "Abraham" është një nga shembujt e kësaj politike, sepse shtetet e vogla arabe normalizuan marrëdhëniet me Tel Avivin. Gjithashtu, shtetet e vogla do të përbëjnë më pak kërcënim për regjimin pushtues sionist.
Sa i përket Sirisë, regjimi sionist po përpiqet të zvogëlojë territorin gjeografik të këtij vendi në formën e pushtimit të pjesëve të këtij vendi dhe madje edhe me formën e pushtimit nga shtetet e tjera, përfshirë Turqinë dhe Amerikën.
Në këtë drejtim, analisti izraelit Nahum Barnia pohoi se ky regjim po përpiqet të ndajë territorin e Sirisë dhe dëshira e Izraelit është ta ndajë atë vend në disa rajone, duke përfshirë kurdët në verilindje, druzët në jug dhe alevitët në veriperëndim.
Ky analist izraelit tha: "Lindja e re e Mesme po vjen, por askush nuk e di natyrën e saj dhe se cilat janë pozitat dhe nevojat e sigurisë së Izraelit në të". Ai pranoi se regjimi sionist është i lumtur me rënien e ish-sistemit shtetëror të Bashar Asad dhe me pasojat e kësaj ngjarje në Liban dhe rajon, por është i shqetësuar për stabilizimin e një sistemi shtetëror të ri dhe të fuqishëm. Disa analistë besojnë gjithashtu se ndarja e Sirisë në tre shtete të vogla është një skenar që regjimi sionist po ndjek në planin afatgjatë.