Burime izraelite: Drejtori i Shin Bet jep dorëheqjen
Burime sioniste njoftuan se drejtori i Agjencisë së Sigurisë së Izraelit (Shin Bet) Ronen Bar ka gjasa të japë dorëheqjen.
Sipas televizionit izraelit Channel 14, Bar ndoshta do të shpallë dorëheqjen e tij në ditët në vijim.
Ndërkohë, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite ka njoftuar dorëheqjen e tij për dështimin e sigurisë dhe inteligjencës për të parandaluar një sulm të befasishëm nga grupet e rezistencës palestineze më 7 tetor 2023.
Halevi njoftoi të martën kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e luftës Israel Katz se ai do të japë dorëheqjen nga posti i tij, duke filluar nga 6 marsi.
“Përgjegjësia ime për këtë dështim të tmerrshëm më shoqëron çdo ditë dhe çdo orë. Kjo do të vazhdojë për pjesën tjetër të jetës sime”, ka shkruar ai.
Menjëherë pas njoftimit të Halevit, edhe kreu i komandës jugore të ushtrisë izraelite, Yaron Finkelman, njoftoi dorëheqjen e tij.
Ndërkohë, kreu i partisë opozitare Yisrael Beitenu, Avigdor Liberman, i bëri thirrje Netanyahut dhe pjesës tjetër të ministrave të kabinetit "të marrin përgjegjësinë dhe të ndjekin gjurmët e Halevit".
Më herët, më 19 janar, Abu Obaida, zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, tha se Operacioni Stuhia Al-Aksa ishte gozhda e fundit në arkivolin e regjimit izraelit.
“Kanë kaluar 471 ditë që nga beteja historike e Stuhisë Al-Aksa që vendosi gozhdën e fundit në arkivolin e regjimit pushtues siopnist. Sakrificat që bëri populli ynë dhe gjaku i tij nuk do të jenë të kota”, tha Ebu Obaida.
Ai tha gjithashtu se Operacioni Stuhia Al-Aksa shënoi një model unik qëndrueshmërie pasi një numër i madh njerëzish u martirizuan në një hark kohor prej më shumë se 15 muajsh për lirinë dhe mbrojtjen e tokës së tyre dhe vendeve të saj të shenjta.