Pajisjet dhe ushtarët amerikanë transferohen nga Iraku në Siri
(last modified Tue, 28 Jan 2025 06:35:14 GMT )
Janar 28, 2025 07:35 Europe/Tirane
  • Pajisjet dhe ushtarët amerikanë transferohen nga Iraku në Siri

Një zyrtar irakian tha: Amerika ka zhvendosur disa nga pajisjet dhe trupat e saj ushtarake nga Iraku në Siri.

Për të ofruar ndihmë logjistike për Sirinë, Shtetet e Bashkuara propozuan mbështetje ajrore nga baza Ain al- Assad në provincën Anbar të Irakut. Ky burim i mirë-informuar bëri të ditur se forcat amerikane të stacionuara në bazën "Ain al- Assad " në perëndim të Irakut siguruan mbulim ajror për 2 orë për të siguruar lëvizjen e avionëve të mallrave drejt Sirisë. Ai deklaroi: Ky aksion, i cili u krye pasditen e së hënës, lehtësoi lëvizjen e avionëve të mallrave që transportonin pajisje dhe trupa drejt bazave amerikane në al-Hasakah në lindje të Sirisë. Ky burim i informuar theksoi: Baza Ain al-Assad ka parë zhvillime të mëdha javët e fundit dhe është bërë një qendër për mbështetjen logjistike. Ai shtoi: Kjo bazë dërgon pajisje dhe trupa në bazat amerikane të vendosura në lindje dhe veri të Sirisë. Këto veprime janë gjithashtu pjesë e një plani të ri për dislokimin e forcave amerikane, që ndoshta është ndryshimi më i madh i viteve të fundit. Ky burim i ditur theksoi: Mbulimi ajror është një masë parandaluese për të siguruar avionët e ngarkesave dhe për të parandaluar çdo surprizë të mundshme. Kjo çështje tregon shqetësimin e vazhdueshëm të SHBA-së për mundësinë e shënjestrimit të Ain al-Assad-it , ndonëse në muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë incident sigurie në këtë zonë.