Sionistët shkatërrojnë 100 shtëpi në kampin Xhenin
Mediat në gjuhën hebraike pranuan shkatërrimin e 100 ndërtesave në kampin e Xheninit në Bregun Perëndimor nga ushtarët sionistë.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar rrjetin televiziv Al-Mayadeen, pushtuesit sionistë deri më tani kanë hedhur në erë dhe shkatërruar 100 ndërtesa në Xhenin, që ndodhet në Bregun Perëndimor. Këto sulme brutale u kryen me urdhër të kryeministrit të regjimit sionist, Benjamin Netanyahu, dhe ministrit të Luftës së këtij regjimi Israel Katz.
Raportet tregojnë se një pjesë e spitalit të Xheninit, e cila ndodhej pranë ndërtesave të shpërthyera, është dëmtuar gjithashtu nga operacioni i sionistëve. Megjithatë, askush në këtë spital nuk u lëndua nga brutaliteti i sionistëve.
Duhet theksuar se ndërtesat në kampin e Xheninit janë ndërtuar në formë apartamentesh dhe prishja e një ndërtese bëhet shkak për zhvendosjen e një numri të madh familjesh palestineze.
Sulmet e regjimit sionist në Bregun Perëndimor gjatë ditëve të fundit kanë lënë pas 25 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Burimet lokale njoftuan se kampi i Xheninit në Bregun Perëndimor është nën rrethim nga forcat sioniste për të katërmbëdhjetën ditë radhazi.
Ndërkohë, Përfaqësuesja Speciale e OKB-së për Palestinën kritikoi operacionet e sionistëve në Bregun Perëndimor.
Francesca Albanese tha: “Tel Avivi synon të pastrojë nga palestinezët kampin e refugjatëve në Xhenin në veri të Bregut Perëndimor”.
Albanese theksoi: “Vendet arabe kanë qenë indiferente ndaj Çështjes Palestineze dhe unë, personalisht, jam e tronditur nga mosndërhyrja e tyre në këtë çështje”.