Katari: Do ta rindërtojmë Gazën ndërkohë që palestinezët jetojnë aty
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i167566-katari_do_ta_rindërtojmë_gazën_ndërkohë_që_palestinezët_jetojnë_aty
Vendet arabe po planifikojnë të rindërtojnë Gazën ndërkohë që palestinezët vazhdojnë të jetojnë aty, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Katarit, Majed Al Ansari.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 05, 2025 16:11 Europe/Tirane
  • Katari: Do ta rindërtojmë Gazën ndërkohë që palestinezët jetojnë aty

Vendet arabe po planifikojnë të rindërtojnë Gazën ndërkohë që palestinezët vazhdojnë të jetojnë aty, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Katarit, Majed Al Ansari.

“Ministrat arabë e bënë shumë të qartë, ne kemi planet tona për rindërtimin e Gazës, teksa palestinezët jetojnë aty”, tha ai.

“Unë nuk mendoj se tani është koha për të filluar komentimin e ideve specifike” -tha Ansari në përgjigje të një pyetjeje për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza gjatë rindërtimit të saj.

“Asnjë nuk mund ta bëjë i vetëm rindërtimin e Gazës, kjo duhet të jetë një përpjekje ndërkombëtare e udhëhequr nga vende si Shtetet e Bashkuara”, tha Ansari për planet e pasluftës për Gazën.

Më herët, një zyrtar arab i tha CNN se plani i Trump për të larguar palestinezët nga Gaza dhe për të marrë pronësinë e rripit të Gazës është “shqetësues”.